TET (Tomorrow's Entrepreneurs Tirana)

Sipërmarrësit e së Nesërmes: Tiranë

Aplikimet për TET 2018/19 janë të hapura këtu.

 
 

TET, programi më i madh në Shqipëri për sipërmarrjen te gjimnazistët, po vjen në Tiranë!

 
 

Çfarë është TET?

TET (Tomorrow's Entrepreneurs Tirana) është një program 23 javor për të përfshirë gjimnazistët në të mësuarit praktik duke vizituar biznese vendase në Tiranë. TET u ofron nxënësve mundësinë e të pasurit mentorë personalitete të biznesit. Çdo nxënësi i jepet mundësia të fillojë një biznes të vërtetë me qëllimin për t'i ndihmuar që të përdorin të gjitha burimet për të pasur sukses në ekosistemin e sipërmarrjes në Tiranë dhe më tej. 

 
IMG_3622.JPG

Si funksionon TET?

Tre ditë në javë, nga e Marta deri të Enjten, nxënësit takohen për 90 minuta në biznese në Tiranë. Gjatë këtyre vizitave ata përfshihen në diskutime me sipërmarrës dhe dëgjojnë folësit e ftuar. Përgjatë kursit kohor të TET secili nxënës zhvillon dy plane biznesi (një për biznesin në grup dhe një për atë personal) që u prezantohen bankierve dhe investuesve. Në përfundim të TET nxënësit paraqesin bizneset e tyre personale në Panairin Final nga Albania's Business Generation. 

 

Procesi i Pranimit

Aplikimi ështe i përbërë nga dy ese të shkruara nga nxënësi, të dhëna persoanle, dhe një intervistë. Mesatarja e notave nuk përfshihet në aplikim. Në procesin e përzgjedhjes së nxënësve, dy faktorë të rëndësishëm janë nxitja për sipërmarrje dhe përkushtimi që do sillnin dhe suksesin e tyre gjatë TET. 

Periudha e Aplikimit: 15 Gusht- 30 Shtator

 
fabian-blank-78637.jpg

Bursat dhe pagesa

Mundësia për të paguar nuk është faktor pranimi në TET dhe nxënësve ju plotësohet e gjithë nevoja financiare. Vetëm pas pranimit, nxënësve ju kërkohet të paguajnë ose ju jepen bursa. Pagesa e plotë për TET është shifra simbolike e 12'000 Lekë (500 Lekë për javë, për 24 javë). Albania's Business Generation është tërësisht e përkushtuar për të ulur ose eleminuar pagesën për këdo që e ka të nevojshme.

 
stefan-stefancik-257625.jpg

Facilitatorët

Nxënësit e TET janë gjithnjë të shoqëruar gjithnjë nga të paktën një facilitator. Facilitatorët e TET janë profesionistë nga fusha e biznesit të cilët janë përkushtuar për të shoqëruar nxënësit përgjatë rrugëtimit të tyre në TET. Ata zotërojnë aftësi, njohuri, dhe lidhje në botën e biznesit vendas por më rendësishmja, ata janë ndërtues marrëdhëniesh. Këtë vit, TET ka dy facilitatorë. Njihi facilitatorët e TET më poshtë.

 
Eneriko.jpg

Eneriko Hajdaraj

Eneriko Hajdaraj është lead auditor i akredituar për sisteme manaxhimit dhe konsulent biznesi prej katër vitesh gjatë të cilave ka asistuar sipërmarrje në Shqipëri dhe Kosovë ku në sajë të përvojës së tij ka arritur që sipërmarrjet të promovohen në tregun ndërkombëtar.

Eneriko është trajner i certifikuar për zhvillimin e aftësive ndërpersonale të sipërmarrësve. Ai është trajnuar në fusha si: planifikim biznesi dhe financiar, inovacion, manaxhim projektesh dhe fondesh publike dhe donator ndërkombëtar, etj.

Eneriko është diplomuar në Tirana Business University, në fakultetin Administrim Biznesi.

Oltjoni.jpg

Oltjon Valisi

Oltjon Valisi është pjesë e ekipit akademik për lëndët Sipërmarrja dhe Menaxhim Projekti si dhe Menaxher i Marketingut dhe Marrëdhënieve me Publikun pranë Tirana Business University (TBU). Më herët, Oltjoni është angazhuar si konsulent biznesi pranë EJ Business Consulting. Ai vijon të asistojë disa ekipe studentësh në rrugëtimin e tyre drejt sipërmarrjes përmes Inkubatorit të Biznesit në TBU. 

Oltjoni është diplomuar me rezultate të shkëlqyera në programin Bachelor në Administrim Biznesi, dhe aktualisht, për të njëjtin profil, po përfundon studimet në ciklin Master i Shkencave në TBU.

 

Pika kyçe

Hapja e aplikimeve — 1 gusht

Nisja e TET — 14 nëntor/Java 1

Projekti i sponSOrizimit — Java 3

FIllimi i Biznesit te klases — java 8

Fillimi i bizneseve individual — Java 19

prezantimet para investitorËve — Java 21

panairi final i tet — java 24

 

Partnerët

 
 
 

Media