Erë e Re Për Sipërmarrjen Tek Rinia

Përshëndetje miq dhe mbështetës të Albania's Business Generation!


Po shkruajmë për të lajmëruar një ndryshim themelor në mënyren se si ABG ka për te funksionuar tani e tutje. Por, me parë duam të falenderojmë këdo që ka qenë pjesë sadopak në udhën e krijimit dhe rritjes së ABG. Katër gjimnaziste asokohe, Mars 2016, u mblodhën rreth vizionit të krijuarit një platforme për gjimnazistët shqiptare që të mësojnë mbi sipërmarrjen në mënyrë praktike. Kështu nisi dhe kampi i parë veror i sipërmarrjes 15-ditor nga ABG për gjimnazistët. Një vit më vonë, po i njejti koncept por i përmirësuar më tej erdhi si nje kamp veror 8-ditor për të rinj të moshave 15-21 vjec. Duke parë në realizimin e mëparshëm të katër seksioneve, pjesëmarrjen e 106 te rinjve, dhe shpalljen e katër skuadrave fituese nuk mund të jemi veçse mirënjohes dhe krenarë. Mirenjohës për mbështetjen e pamunguar nga ekosistemi, relativisht i ri, i sipërmarrjes ne Tirane dhe Shqipëri; falenderime të veçanta ju shkojnë miqve tanë të Tirana Innovation Hub, Protik, dhe çdo mentori/pjesëtar jurie që ka kontribuar në fuqizimin e sipërmarrjes tek rinia. Krenarë për krijimin me sukses të programeve që kanë shërbyer si ura lidhese ose pika frymezimi te 106 të rinjve me botën e sipërmarrjes në Shqiperi.

Tani, të flasim për të ardhmen. Me pikesynimet tona fillestare në mendje, fuqizimin e sipërmarrjes dhe ndryshimin e perceptimit të mundësive tek rinia shqiptare, kemi përgatitur tranzicionin e ABG në një organizatë jo fitimprurëse të përmasave shumë më të mëdha, por gjithnjë me fokusin nga studentët për studentët (ose nga rinia për rininë). Ndërkohë që veprimtaria e ABG tashmë do të zgjerohet ndër programe të ndryshme, po e marrim këtë kohë për të prezantuar programin tone më të fundit, TET (Tomorrow's Entrepreneurs Tirana).

TET është një program 23 javor për të përfshirë gjimnazistët në të mësuarit praktik duke vizituar biznese vendase në Tiranë. TET financohet nga kontributi i investuesve lokalë dhe u ofron nxënësve mundësinë e të pasurit mentorë personalitete të biznesit. Çdo nxënësi i jepet mundësia të fillojë një biznes të vërtetë me qëllimin për t'i ndihmuar që të përdorin të gjitha burimet për të pasur sukses në Tiranë. Tre ditë në javë nxënësit takohen për 90 minuta në biznese në Tiranë. Gjatë këtyre vizitave ata përfshihen në diskutime me sipërmarrës dhe dëgjojnë folësit e ftuar. Përgjatë kursit kohor të TET secili nxënës u prezanton bankierve dhe investuesve dy biznese—ate ne grup dhe ate personal. Në përfundim të TET nxënësit paraqesin bizneset e tyre personale në Panairin Gala Final nga Albania's Business Generation.

Jemi shumë të emocionuar të lajmërojmë hapjen e aplikimeve për TET, programi me ndikimin më të madh mbi brezin e ri të sipërmarrësve.

Linku i aplikimit ndodhet në komentin e parë.

Me dashuri,
Skuadra e ABG