Fuqizimi i sipërmarrjes.

Ndryshimi i perceptimeve.

 
IMG_3522.JPG
 
 

Kush jemi ne?

Albania’s Business Generation (Brezi Shqiptar i Sipërmarrjes) është një organizatë e nisur nga katër nxënës në Mars të 2016 për të fuqizuar sipërmarrjen tek rinia Shqiptare. Ne nisem kampin e parë të sipërmarrjes për gjimnazistët në Shqipëri. Kampi  15 ditor (në verën e 2016-tës) dhe pastaj 8 ditor (në verën e 2017-tës) u dha mundësinë studentëve pjesëmarrëstë sillnin në jetë idetë e tyre. Përpjekja jonë lehtësoi integrimin e rinisë shqiptare në komunitetin e startup-eve, duke u mundësuar mjete për të realizuar idetë e tyre dhe duka edukuar rininë shqiptare mbi sipërmarrjen. ABG përzgjodhi 106 nxënës për të qenë pjesë e kampit duke pasur influencë në jetën e 106 të rinjve aspirantë për të qënë sipërmarrësit e së nesërmes.

 

Misioni ynë:

Ne synojmë të ndryshojmë perceptimin mbi mundësitë që ka rinia shqiptare. Sipas GEDI Shqipëria rënditet më lart sesa mesatarja e botës dhe rajonalja për aftësi në startup-e, por më e ulët për perceptimin e mundësive. Prandaj misioni ynë është fuqizmi i sipërmarrësve të rinj dhe ndryshimi i perceptimit ndaj këtyre mundësive për të marrë përsipër më shumë rreziqe. 

Nga studentët; 
për studentët.
— Skuadra e ABG
 
 

Impakti ynë:

Të gjitha programet tona janë të përshtatura drejt edukimit praktik të sipërmarrjes. Poshtë janë shënuar numra që tregojnë imapaktin që ka pasur ABG në rininë në shqiptare.


 

 

106 jetë të influencuara

106 studentë nga 15 deri 21 vjeç kanë qënë pjesë e programeve tona. 

23 skuadra startupe

Ne kemi mundësuar formimin e 23 skuadrave startup-esh nga pjesëmarrësit e programeve të ABG. 

17 mentorë biznesi

17 profesionistë biznesi kanë mentoruar pjsëmarrësit e programeve të ABG. Më poshtë mund të shikoni disa të dhëna mbi mentorët tanë.

 

11

 CEO/Themelues

 

9

Programues/Kodues

 

8

Marketing/Media

 

5

Menaxherë

 

5

Investitorë/bankierë

 

3

Dizenjues grafikë

 

Partnerët në komunitet

Falë mbështetjes së partnerëve tanë strategjikë në komunitet programet tona kanë arritur impaktin e sotshëm. Më poshtë mund të shikoni partnerët tanë

 
 
 
 
 
 
 
 

Gati për të mësuar sipërmarrjen në mënyrë praktike?

TET

 
IMG_8808.JPG