Kampi ABG: Tiranë

 
IMG_8935.JPG

Çfarë është Kampi?

 

ABG organizon kampe 8-ditore për studentë nga 15 deri 21 vjeç ku ata mësojnë si të nisin sipërmarrjet e tyre. Pjesëmarrësit, të cilët përzgjidhen nga procesi i aplikimit, formojnë skuadra dhe sjellin në jetë idetë e tyre në 8 ditë. Përgjatë Kampit, ABG u siguron të gjitha skuadrave mentorim nga profesionistë biznesi. Në fund ideja fituese e përzgjedhur nga një juri përfton asistencë për nisjen e biznesit të tyre.  

 

Si funksionon Kampi?

Kurrikula bazohet në tre koncepte themeltare. Ato janë:

* Bazat – Të gjitha konceptet e sipërmarrjes të të kthyerit të një ideje në një produkt ose kompani.

* Sipërmarrje e Disiplinuar – Bazuar në metodën me të njëjtin emër, pjesëmarrësit ekspozohen me të dhëna nga shembuj kompanish të suksesshme. Të dhëna të cilat pjesëmarrësit nxiten ti intepretojnë dhe aplikojnë në shërbim të ideve të tyre.

* Aftësitë Ndërlidhëse – Një sipërmarrës i mirë zotëron një sërë aftësish—komunikuese, menaxhim kohe, lidership, etj.. Prej të cilave, të gjitha janë të përfshira në program.

 

Aplikimet për Kampin hapën sërish në Mars 2018.